Pedro merret falas, nis “lufta” mes dy superklubeve të Serie A

0
Gjigandi

Juventusi nuk dëshiron të nënvlerësojë asnjë mundësi të merkatos së transferimeve. Në seancën e kësaj vere, që do të jetë disi atipike, parametrat zero të futbollistëve rreth Europës mund të jenë “pjatat ndihmëse” për “Zonjën e Vjetër”.

Nga ana tjetër, ajo tashmë ka provuar me sukses sezonin e kaluar Ramsey dhe Rabiot. Klubi bardhezi është shumë i ndjeshëm ndaj objektivave të këtij lloji… Dhe emri i ri, në këtë kuptim, është ai i Pedro, të cilit i mbaron kontrata me Chelsea.

Ish-lojtari i Barcelonës del i Iirë në fund të qershorit dhe tashmë ka bërë të ditur se nuk dëshiron të rinovojë në Londër. Sipas asaj që raporton “Il Tempo”, bardhezinjtë duan ta marrin me kërkesë specifike të Sarrit, i cili dëshiron ta stërvisë spanjollin përsëri, pas përvojës së përbashkët te Chelsea (nën drejtimin e trajnerit të Juventusit, Pedro ka luajtur 52 ndeshje).

Edhe Roma ka qenë pas tij për ca kohë, teksa u mundua që në janar ta rrëmbente nga londinezët. Një betejë merkatoje po afron mes Juventusit dhe Romës, megjithëse të dyja ekipet në fjalë do të duhet të ruhen karshi një rivali të veçantë: Al-Sadd të ish-shokut të skuadrës së spanjollit, Xavi.

Pedro do të mbushë 33 vjeç gjatë verës. Këtë sezon nuk ka luajtur shumë: vetëm 9 ndeshje në Premier League dhe 1 gol i shënuar. Spanjolli u prek si shumë të tjerë nga linja e të rinjve, e aplikuar nga trajneri Lampard.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu