PD rikthehet në Kuvend? Pranohet pjesëmarrja në komisionet kuvendore për KQZ

0
Gjigandi

Përbërja e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një institucion me tre organe të reja pritet të rikthejë opozitën jashtëparlamentare në Kuvend pothuaj 1 vit e gjysmë nga djegia e mandateve.

Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme nga ana a e socialistëve formula e tretë e demokratëve parashikon që përzgjedhja e kandidatëve të trupës se re zgjedhore të bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje, një e drejte të cilën e ka gëzuar nga krijimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, por nuk e ka shfrytëzuar asnjëherë.

Sipas propozimit, deputetet e Kuvendit nuk përjashtohen nga procesi, ndërsa opozita jashtëparlamentare rikthehet në institucionet parlamentare përmes përfaqësuesit me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve duke i dhënë defacto PD dhe LSI-se opozitën në dy hallkat e reja të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Për zgjedhjen e kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve, opozitarët propozojnë që Partia Socialiste të zgjedhë 4 kandidatë nga ku përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

RonaTyra

Formula e re parashikon edhe mekanizmin zhbllokues për votimin në Parlament, ku listat votohen në bllok me 84 vota dhe në rast se raundi i parë dështon atëherë për ta rrëzuar duhen 84 vota kundër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu