PD dhe LSI bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Politik, SHBA dhe OSBE çojnë përfaqësues

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama, ashtu sikur deklaroi më herët në orën 17:00 ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik për të diskutuar për listat dhe koalicionet. Opozita jashtëparlamentit e ka bojkotuar takimin.

Rama e paralajmëroi opozitën jashtëparlamentare se fakti që nuk duan të vijnë në mbledhjen e Këshillit Politik, nuk do të arrijnë dot të pengojnë ndryshimet kushtetuese. PD-ja deklaroi se sot nuk shkon në mbledhje dhe se nëse PS-ja do, atëherë mund të takohen nesër ose pasnesër.

Në tryezën e Këshillit Politik pasditen e sotme janë edhe përfaqësues nga OSBE dhe SHBA-ja. Nga ambasada e SHBA-së është Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, i cili ka qenë edhe në takime të tjera, jo vetëm në këshill, por edhe me opozitën në Kuvend.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu