Patos: Keqtrajtoi dhe rrëzoi ish-bashkëshorten nga kati i dytë i banesës, pranga 47-vjeçarit

0
Gjigandi

Një 47-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga policia e Patosit ditën e djeshme (25 korrik).

Shtetasi S.Rr hyri në shtëpinë e bashkëshortes së së tij, pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar, dhe më pas e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:S. Rr., 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës”, informon policia.

38-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Ajo ishte e pajsur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu