Nje burre dhunoi ish gruan e tij diten e sotme ne Patos. 47-vjeçari S. Rr banues në Kurian, Roskovec është arrestuar nga policia e Fierit.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.
Shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e paisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.
38-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.