Pas mbledhjes me ambasadorët, Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 10:00

0
Gjigandi

Pas takimit me ambasadorët, Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 10:00.

Një gjë të tillë e kanë bërë me dije vetë përfaqësuesi e opozitës në këtë ku shkruajnë se Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR.

Njoftimi i Opozitës:

Të nderuar kolegë, Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

RonaTyra

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR.

Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.

Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu