Skuadra amerikane, Inter Miami, po përgatitet për disa lëvizje të mëdha në merkato.
Gjatë kësaj jave, James Rodriguez zuri vend në ballinat e medieve spanjolle, duke u lidhur me një kalim të mundshëm në MLS, tek Inter Miami.
Por, kolumbiani nuk është ylli i vetëm që po lidhet me një kalim te kjo skuadër. Së fundmi, Javier Pastore po përmendet si emër në listën e dëshirave të skuadrës së David Beckham.
‘Footmercato’ shkruan se Pastore ka nisur negociatat me skuadrën e re të MLS.
Argjentinasi që muajin tjetër mbush 31 vite, ka kontratë valide me Romën deri në vitin 2023.
Roma janë gati të heqin dorë nga ai, pasi lojtari nuk ka pasur paraqitjet e pritura, dhe paga e tij është një barrë për ‘Giallorossi’.