Ylli i Kosovës dhe Hellas Veronës, Amir Rrahmani, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës jo vetëm në barazimin me rezultat 1:1, por gjatë gjithë sezonit në Serie A.
Xhiroja e 34-t e Serisë A e përballi Hellas Veronën me Atalantan, e cila po lufton për të paktën pozitën e dytë në tabelën e Serisë A, ndërsa Hellas Verona vazhdon ta ëndërrojë kualifikimin në Evropë.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave në formë përfundoi me barazim 1:1, falë golave të shënuara nga Duvan Zapata në minutën e 50-të të ndeshjes dhe nga Matteo Pessina në minutën e 59-të.
Pas ndeshjes, Rrahmani, të cili i mungoi partneri në qendër të mbrojtjes Marash Kumbulla shkaku i një lëndimi, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
Një pikë tjetër në një ndeshje të vështirë. Mezi po pres ta përfundojmë këtë sezon të suksesshëm”, shkroi Rrahmani mbi fotografinë e publikuar nga ndeshja në Instagram.