TIRANE- Presidenti, Ilir Meta, pas takimit me ambasadorët e BE në vendin tonë, ka zhvilluar një edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Meta pas takimit me Bashën ka thënë se i kërkoi lideri demokrat që të mos bjerë pre e provokimit të shumicës, por të të vazhdojë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit.
Reagimi i Metës:
Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.
E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.
Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
Burimi: top-channel.tv