Pandemia e koronavirusit po vazhdon të përhapet akoma më shumë dhe efektet e saj do ndihen për dekada, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë një konferencë ditën e hënën.
Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se kërcënimi më i madh me të cilin po përballet bota nuk është virusi vetë, por “mungesa e solidaritetit global dhe udhëheqjes globale”.
“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë.Politizimi i pandemisë e ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga ne nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jemi të sigurt.”
OBSH paralajmëroi javën e kaluar për një fazë të re dhe të rrezikshme të pandemisë, e kjo për shkak se njerëzit janë të lodhur nga bllokimi.
Bllokimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit kanë shkaktuar dëmtime ekonomike, por OBSH thotë se pandemia ende paraqet një kërcënim të madh.
“Pandemia ende po përshpejtohet. Ne e dimë se pandemia është shumë më tepër sesa një krizë shëndetësore, është një krizë ekonomike, një krizë sociale dhe në shumë vende një krizë politike. Efektet e tij do të ndihen për disa dekada me radhë”, është shprehur Tedros.