Pesë mënyra si ta trajtoni lëkurën e yndyrshme

0
Gjigandi

Lëkura e yndyrshme e sidomos fytyra vjen si pasojë e mbiprodhimit të një substance të quajtur sebum në sipërfaqen e lëkurës.

Në doza të moderuara sebumi është i nevojshmën dhe i shëndetëshëm për shëndetin e lëkurës, pasi e hidraton dhe e mban të butë atë, por në rastet kur trupi e prodhon me shumicë mund të kthehet në një problem.

Të gjithë ju që keni një lëkurë të yndyrshme me siguri e kuptoni rëndësinë e vendosjes së një balance për këtë problem.

Sot në AgroWeb.org do ju sugjerojmë disa mënyra të thjeshta se si të arrini balancën e dëshiruar në lëkurën tuaj.

1. Lajeni fytyrën

RonaTyra

Megjithëse ekspertët e lëkurës nuk e rekomandojnë përdorimin e pastruesve të fytyrës më shumë se dy herë në ditë, pra në mëngjes dhe në mbrëmje, ju mund të përdorni gjithnjë ujin.

Pastrimi i fytyrës me ujë të freskët është gjithnjë i rekomandueshëm, sidomos kur ndiheni të rënduar, të djersit e të lodhur.

Evitoni larësit e ashpër që e thajnë lëkurën shumë pasi do të aktivizoni edhe më shumë gjendrat e sebumit për të prodhuar më pas më shumë yndyrë.

2. Mjalti

Një nga antinflamatorët më të mirë për shëndetin e të gjithë organizmit.

Jo vetëm për tu konsumuar, por edhe në përdormin e tij si trajtim natyral për lëkurën.

Përdorni maska me mjaltë të paktën një herë në javë dhe rezulatatet do t’ju kënaqin.

3. Argjila

Argjila ose pluhuri i baltës është një nga mënyrat më të mirat për të balancuar dhe parandaluar yndyrën në mënyrë natyrale.

Këtë produkt e gjeni në mjedise natyrale pranë zonave ku argjila është e përhapur ose të filtruar e të pastruar në farmaci.

Në mes argjilës se bardhë, asaj të kuqes dhe jeshiles, këtë të fundit mund ta gjeni me shumicë edhe në disa plazhe të vendit.

4. E bardha e vezës dhe limoni

Të bardhat e vezëve dhe limoni janë dy nga kombinimet më efikase kundër yndyrës së tepërt.

Të dy këta përbërës ndihmojnë në ngushtimin e poreve të fytyrës, duke larguar kështu papastëritë dhe yndyrën e tepërt.

Përziejini të dy përbërësit me njëri tjetrin dhe aplikojeni masën në fytyrë derisa të thahet. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Bëjeni këtë trajtim të paktën një herë në javë gjatë darkave.

5. Aloe Vera

Alor vera është përgjigja për shumë gjendje të fytyrës të cilat fillojnë që nga diegiet e diellit deri tek aknet.

Edhe për yndyrën e tepërt aloe vera është një kurë shumë e mirë dhe shumë natyrale.

Vendoseni xhelin e saj mbi lëkurë para se të flini dhe shpëlajeni në mëngjes.

Bëjeni këtë çdo natë para se të flini në mënyrë që të mund të balanconi dhe kontrolloni nivelet e yndyrës mbi fytyrën tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu