Paloka tregon bisedën me Bashën në 9 shtator kur u përjashtua Berisha

0
Paloka tregon bisedën me Bashën në 9 shtator kur u përjashtua Berisha
Gjigandi

Në studion e “Quo Vadis”, deputeti Edi Paloka kujtoi 9 shtatorin, datë kur Lulzim Basha zgjodhi të përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, pasi ish-kryeministri u shpall “non grata” nga SHBA.

Duke e cilësuar këtë vendim, një goditje të fortë, Paloka u shpreh se nuk e kishte pritur në asnjë moment që Basha të ndërmerrte këtë lëvizje.

“9 shtatori ishte një goditje e fortë, kjo e krijuar mE vetëdije të plotë nga basha, duke u nisur nga një bisedë që pata privatisht pas shpalljes non grata të Sali Berishës.

I kam thënë se kjo nuk është kundër Sali Berishës, por bëhet kundër teje. Berisha në njëfarë mënyre ishte shumë inaktiv për ta goditur në atë moment. 8 vite qeverisje, Berisha ishte më pro amerikanëve. Duke i rënë Berishës, figurës më të fortë të PD, thjesht kërkonin që të na e ulnin kokën neve.  Nuk e kishte konsultuar me asnjeri vendimin. Unë për herë të parë m’u duk vetja si i paaftë. Kam pasur nuhatje për lëvizje të ndryshme. Këtë herë nuk e kam pritur realisht fare që do të kishte një reagim të tillë nga Basha, deri në minutën e fundit.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu