Paloka: Basha është dështak, çdo gjë e mori nga Berisha

0
Paloka: Basha është dështak, çdo gjë e mori nga Berisha
Gjigandi

Deputeti demokrat, Edi Paloka, i ftuar këtë të hënë ne “Quo Vadis” në “Vizion Plus” e quajti Lulzim Bashën një dështak. Sipas tij, Basha, çdo gjë në PD e ka arritur falë Sali Berishës.

“E kam quajtur dhe po e them tani: është thjesht dështak. Një njeri që nuk ka ditur t’i përgjigjet Ramës.

Mbase, në një jetë tjetër, si profesionist, edhe mund të ishte i suksesshëm , kurse në politikë ky e mori të gatshëm çdo gjë nga Sali Berisha. Që ditën e parë që erdhi, 8 vite në pushtet të PD, kaloi nga një ministri në tjetrën.

U bë kryetar bashkie, po me ndihmën e Sali Berishës. Kur dolën në opozitë, Berisha i dha trashëgimi edhe PD-në, të cilën 8 vite nuk diti ta çonte njëherë në fitore.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu