Me shumë mundësi edhe kjo verë ju ka gjetur me një mal rroba të bardha që kanë përfunduar diku aty, në një cep të dollapit për të mos u veshur as edhe një ditë të vetme. Pse? Sepse kanë marrë një nuancë të verdhë dhe ju nuk dini si t’ja bëni. Më poshtë lexoni zgjidhjen:
Besojini diellit, zbardhuesit numër një
Sapo t’i keni larë rrobat, ekspozojini menjëherë në dritën e diellit. Ndryshe nga tharësit artificialë, rrezet ultravjollcë veprojnë njësoj si detergjentët zbardhues.
Zhytje në lëng limoni
Lëngu i limonit është fantastik kur vjen puna te nxjerrja në pah e bardhësisë së një këmishe, fundi a fustani. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me afro 4 litra ujë të nxehtë. Zhysni brenda lëngut në fjalë rrobën që dëshironi të zbardhoni dhe lëreni për një orë ose më mirë akoma, pëgjatë gjithë natës! Lëngu i limonit ndihmon edhe në heqjen e njollave të ndryshkut. Fërkojini me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni të veprojë për 30 miunuta. Më pas lajini normalisht.
Uthull (e bardhë jo e verdhë)
Gjatë larjes së rrobave të bardha, e mira është të shtoni krahas detergjentëve edhe pak uthul, aq sa ju ta shihni të arsyseshme (gjysmë filxhani ndoshta).
Sodë buke
Njësoj mund të veproni edhe me sodën e bukës (sodium bicarbonate), tepër e ngjashme me sodën specifike për larjen e rrobave (sodium carbonate).
Sekreti i blusë
Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Kështu, duke shtuar një detergjent blu kompesoni ngjyrën e verdhë që mund të kenë fituar rrobat tuaja.