“Opozita të mos përsërisë gabimet…” Rama reagon pas përfundimit të Këshillit Politik: Në interesin e PD të zhvillojë procesin

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Politik, i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare që të jetë prezente në mbledhjet e këtij këshilli dhe të mos ndjek rrugën e gabuar të bojkotit.

Sipas Ramës marrëveshja e 5 qershorit do të miratohet nesër në Kuvend dhe nuk do të ndryshohet.
“Damiani e sqaron më mirë. Edhe gatishmërinë për të diskutuar për çdo gjë që është e paqartë që ka krijuar keqkuptim dhe moskuptime të caktuara lidhur me pasojat e risive kushtetuese. Në vështrimin tim është në interes të PD-së që të zhvillojë këtë proces sepse faktikisht KP e ka përmbushur misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit. Nga ana tjetër pas 30 korrikut jeta politike vazhdon dhe do na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor. Cka kushtetuta me listat e hapura do të imponojmë dhe më duket absurde të bojkotohet diskutimi. Dua të përsëris nuk jemi në kushtet e një vendi pa institucione dhe pa parlament, dhe nga ana e opozitës nuk e bën inekzistent. Kjo tryezë është si shprehje e vullnetit të mirë dhe vetëdije se PD dhe aleatët u arratisën duke braktisur detyrën janë pjesë e një realiteti politik. Mohimi do të ishte i padrejtë, me qytetarët që besojnë tek ata alternativa. Është një kohë shumë e shkurtër. Nuk jemi në kushte për një shtrëngesë apo hall për ecjen para të procesit. Kemi konsensus me forcat parlamentare. Me ligj dhe me zakon s’kemi asnjë hall. Mendoj që kemi bërë gjënë e duhur. Edhe sot bëmë gjënë e duhur. Sa i përket pretendimit të mblidhemi për ca është nënvizuar nga opozita” tha Edi Rama.
Gjiknuri: Ka pasur një pretendim që mbledhja e sotme të zhvillohej me një paketë ligjore lidhur me ndryshime. Ne jemi dakordësuar me kërkesat e tyre. Mjafton një konfirmim i thjeshtë. Pres konfirmimin e tyre për këto projektligje. Pretendimi nuk qëndron. E vetmja temë është ndryshimi i kushtetutës. Dhe e dyta është për më vonë për ligjin zgjedhor që ka rekomandimet e OSBE/ODHIR.”
Rama: Ajo që kemi folur me ekspertët. Në mbledhje e përbashkët edhe me palën tjetër ka qenë adresimi nga ekspertët i çështjeve që u ngritën. Ishte edhe kjo, këtu ekspertët kanë dhënë përgjigje shterruese që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Reflektimi është diçka tjetër në risitë kushtetuese. Nëse kërkon plotësimin e një neni, nuk do të thotë marrëveshje apo nrdyshim i 5 qershorit. Do të votohet nesër dhe do hyjë në fuqi. Do vijojmë punën me parlamentin. PD nuk ka cfarë pret nga Këshilli. Duke kërkuar ndjesë atyre se nuk dua që të përdor. Bëhet fjalë për ekspertë shumë të njohur dhe nuk vijnë nga PS, por kanë autoritetin dhe moralin për të na ndihmuar. Gumi, Rusmaili, e me radhë. Janë personalitete në shumë procese të mëparshme. Prej kohësh i shërbejnë vendit. Në raport me trupën e ekspertëve jemi në konsensus dhe nuk është aspak e njëanshme. Të jenë shumë të qarta edhe për lidershipin e PD që po përsërit atë të mos qenies asnjëherë në vendin dhe në kohën e duhur.
Përfundon mbledhja e KP që zgjati vetëm 40 minuta! Hajdari: Listat të hapen në 100%! Murrizi: Nuk preket asgjë nga marrëveshja e “1 qershorit”! (17:42)
“’Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim Listat e Hapura 100%. Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që kanë mbështetur parimin, duhet që listat të hapen 100%, dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur. Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jo të mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jo të zgjidhen nga kryetarët, por nga populli.’“, tha menjëherë pas mbledhje për mediat Rudina Hajdari.
Ndërkohë Myslim Murrizi u shpreh, madje duke ironizuar se: “Më datë 30. Nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit. Nuk shoh ndonjë gjë pse nuk vijnë për të na dresuar se çfarë kanë. Mbase mbështesim anën e tyre. E vetmja nismë ligjore që ka deformuar, është 21 prilli i 2008. Janë kthyer thjeshtë në votues. Çdo sistem tjetër e rregullon demokracinë. Grupi jonë është shprehur se nuk e voton por në mbledhje nëse na mbushin mendjen me diskutimet dhe me ndryshimet. Hajde të bisedojmë . Vëllezër janë bashkë ata, gjithë darkën i keni bashkë”
Këshilli Politik/ Mbërrin në mbledhje Rama, Gjiknuri e Rudina Hajdari. Të pranishëm përfaqësues të BE dhe SHBA (17:08)
Në Këshillin Politik të thirrur ditën e sotme, po mbërrijnë përfaqësuesit e palëve politike.
Top Channel mëson se fillimisht në këtë mbledhje ka mbërritur përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri , ndërkohë në mbledhje është edhe një përfaqësues i Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian. Ian Crawford shefi i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën Amerikane merr pjesë si vëzhgues në tryezën politike.
Pas Damian Gjiknurit, në mbledhje ka mbërritur edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila më herët konfirmoi pjesëmarrjen duke thënë se do të jetë aty së bashku me Myslim Murrizin. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama është fotografuar në momentet e mbërritjes së tij.
Nga ana tjetër për sa i përket opozitës jashtë parlamentare, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për ditën e sotme, por janë shprehur se janë gati të ulen për diskutim të enjten ose të premten.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu