Depozitohet në kuvend nisma ligjore, zjarret në tokat bujqësore do të cilësohen si vepër penale

0
Gjigandi

Sipërfaqe të tëra me pyje të djegur kanë qenë të zakonshme gjatë sezonit veror. Pamje të tilla tashmë kërkohet të shmangen me çdo mënyrë.

Djegia e kashtës pas të korrave apo ndezja e një zjarri për çfarëdolloj qëllimi në një tokë bujqësore nga fillimi i prillit e deri në fund të nëntorit do të cilësohet si vepër penale. Është ky propozimi ligjor hartuar nga ekspertë mjedisorë dhe depozituar në Kuvend nga deputeti Erion Braçe.

“Një pjesë e mirë e zjarreve në pyje shkaktohen nga zjarret në tokat bujqësore. Në Shqipëri digjen nga 8 deri në 15 ha tokë bujqësorë çdo vit. Kjo është shifër e ndjeshme krahasuar me sipërfaqen për frymë”, thotë Abdulla Diku, bashkë-hartues i projektligjit, ekspert mjedisi.

Në nismën ligjore për të ndalur zjarret e pakontrolluara vlerësohet se flakët dhe tymi kanë ndikim në jetën socio-ekonomike të vendit.

Në relacionin e projektligjit të depozituar në kuvend sqarohet se zjarret në tokat bujqësore do të lejohen vetëm në harkun e muajve dhjetor-mars, gjatë orëve të ditës, me leje nga bashkia dhe Shërbimet e Mbrojtjes Civile, duke garantuar masat parandaluese.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu