Ja mesazhi i Zelensky, që FIFA nuk pranoi ta publikonte para finales së Botërorit të Katarit

0
Gjigandi

‘Refuzimi i madh’. Është ai i kundërshtuar nga FIFA ndaj Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës në luftë me Rusinë, i cili, para finales së Kupës së Botës në Katar, mes Argjentinës dhe Francës, kishte regjistruar një video-mesazh, që FIFA megjithatë vendosi të mos e transmetonte përpara supersfidës në “Lusail”.

“Ne i ofrojmë botës një formulë për paqen, sepse nuk ka kampionë në luftë, nuk mund të ketë as barazim, – thotë Zelensky. – Sot do të shohim një fitore të përbashkët, festimin e shpirtit njerëzor. Kupa e Botës tregon se vende dhe kombësi të ndryshme mund të vendosin se kush është më i forti me lojë të ndershme, por jo duke luajtur me zjarrin në fushë. Futbolli e shpall fituesin në fushë me bar të gjelbër, jo në fushëbetejë të kuqe nga gjaku”.

Kështu e komentoi refuzimin e shfaqjes së këtij fjalimi (para finales së Kupës së Botës) Andriy Yermak, kreu i kabinetit të presidentit ukrainas: “FIFA nuk duhet të ketë frikë të mbështesë paqen”. Një “jo”, të cilës Zelensky iu përgjigj duke postuar video-mesazhin në Instagram:

“Çdo baba në botë do të donte t’i çonte fëmijët e tij në stadium për të parë një lojë dhe çdo nënë do të donte t’i shihte fëmijët e tyre të kthehen nga lufta. Ukraina dëshiron paqen më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Stadiumet mbeten bosh pa ndeshje, qytetet mbeten bosh pas luftërave. Për këtë arsye lufta duhet të përfundojë dhe paqja duhet të fitojë.

Një Kupë Bote, jo një luftë botërore. Është e mundur! Ju ftoj të mbështesni Ukrainën për të rivendosur paqen, për të marrë pjesë në Samitin Global të Formulës së Paqes. Le ta shikojmë së bashku finalen e Kupës së Botës dhe fundin e luftës në Ukrainë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu