Shpërthen

0
Gjigandi

Juventus dëshiron të bëjë një hap tjetër përpara drejt titullit të nëntë radhazi, i pari me Maurizio Sarri në pankinë. Trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër Udineses, foli në konferencën për shtyp:

“Në sport, fjala “pranë” nuk do të thotë asgjë.

Na mungojnë 4 pikë dhe për momentin është e vështirë. Kështu që duhet të qëndrojmë të përqendruar: Udinese, Sampdoria etj. Dybala dhe Ronaldo?  Kanë shënuar 51 gola në dy. Cristiano më tha që po bën shumë mirë, ai bën gjëra të rralla sepse arrin të shkojë përtej lodhjes”.

“Champions? Nuk mund të kemi mendime të dyta për momentin. Kritikë e vazhdueshme? Ndoshta nuk i pëlqej dikujt, por nuk më intereson mendimi i shtypit. Unë i di vështirësitë me të cilat ballafaqohem dhe kam më shumë të dhëna sesa ata që shprehin mendime gjithashtu të ligjshme, por që më interesojnë relativisht”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu