Operacioni antidrogë në Korçë, arrestohen dy persona – u kapën me 51 kg kanabis në veturë

0
Operacioni antidrogë në Korçë, arrestohen dy persona – u kapën me 51 kg kanabis në veturë
Gjigandi

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kapën me 51 kg kanabis në makinë.

Në fazën e pestë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar katër muaj më parë, forcat blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të:

• D. B., 33 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, (i cili ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

• E. V., 30 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, po transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin ata po udhëtonin, në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

RonaTyra

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. V., sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke goditur edhe mjetet e efektivëve, por u kap menjëherë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 pako, me peshë totale 51.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 12 dhe janë sekuestruar 373.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. /tch/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu