Nyja e Kukës-Morinë, kërkohet ndërhyrje për shmangien e rrezikut të aksidenteve

0
Gjigandi

Nyja lidhëse e qytetit të Kukësit me Rrugën e Kombit, konsiderohet e rrezikshme dhe burim aksidentesh nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik. Ata zhvilluan një eksperiment me vështirësinë që has një autobus për të lëvizur në këtë pikë.

Kjo është nyja integruese në krahun verior të segmentit Kukës -Morinë që lidh qytetin e Kukësit me rrugën e Kombit.

Ndërsa kjo lëvizje e vështirë e këtij autobusi, sipas përfaqësuesve të transportit tregon se ajo nuk plotëson parametrat e sigurisë për qarkullimin.

Sipas tyre mënyra si është projektuar e ndërtuar kjo nyje krijon rrezik për përplasje ballore të autobusëve.

“Kjo është baza e aksidentit më e madhja në të gjithë vendin.”

RonaTyra

 “Biznesi për Biznesin” me kryetar Sokol Kolgjini, që e ka ngritur në vazhdimësi këtë shqetësim kërkon ndërhyrje  për ta kthyer këtë nyje brenda standardeve.

Kolgjini: Të rirregullohet brenda standarteve europiane.

Ndërsa banorët e zonës së Shtiqnit i tremben rrezikut të aksidenteve, të cilat aty nuk kanë munguar

Sakaq sipas shoqatës edhe nyja jugore e rrugës së kombit që po ndërtohet, nuk do ketë hyrje-dalje për në Kukës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu