E pabesueshme, Ronaldo mund të transferohet në Newcastle 

0
Gjigandi

Juventus-i po shkon drejt titullit të radhës në kampionat, por skuadra e Maurizio Sarri-t nuk ka bindur.

Objektivi kryesor i bardhezinjve është Champions League që, aktualisht, duke shumë i vështirë për të arritur, me Juventus që duhet të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në ndeshjen e parë të 1/8-ave kundër Lyon-it.

Një eliminim i parakohshëm i Zonjës nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube mund ta shtyjë Ronaldo-n të marrë një vendim për të ardhmen.

Sipas Don Balon, në fakt, ylli portugez mund të largohet nga Juventus-i këtë verë.

Sulmuesi ka përfunduar në shënjestrën e Newcastle, që shumë shpejt mund të kalojë në duart e sheikëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu