Vijon edhe sot protesta e banorëve të Astirit, të cilët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.Teksa fliste e revoltuar, një nga banoret ka bërë një thirrje të fortë për shqiptarët.“Ngrihuni të shembni këtë qeveri, o popull çohuni e mos flini gjumë.Ne jemi më të fortë se kurrë, ne nuk na trembi tërmeti, ne vetëm zoti na gjunjëzon. Shtëpitë tona janë me djersë e sakrificë.Rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri, mos kini firkë”, u shpreh protestuesja.Mesa duket këta protestues nuk i tremben, ndryshimeve të Kodit Penal, sipas të cilit ata që bllokojnë rrugën do të arrestohen.
Ballina Aktualitet “Nxehet” situata tek Astiri/ Protestuesja bën thirrjen e fortë: Rrëmbeni pushkët, ja...