Nuk treguan të vërtetën, Gjykata ‘dërgon në shtëpi’ dy ish-zyrtarët e Elbasanit (Emrat)

0
25
Gjigandi

Gjykata e Elbasanit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” për ish-zëvendësdrejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Burime për median bëjnë me dije se të dy këta ish-zyrtarë kanë qenë të pranishëm në këtë seancë, si dhe pas daljes nga gjyqi ish-zv.drejtori Albert Nushi nuk ka pranuar prononcim për mediat.

“Ikni tani më lini rehat”, mësohet të ketë thënë ai.

Dy ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre sepse kanë bërë dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvalit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 24 prillit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu