Prokuroria merr ne hetim pronarin e karburanteve “Elda” – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Biznesmeni i naftës Frident Kuqi eshte marre ne hetim nga Prokuroria e Tiranës për akuzat “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “keqtrajtim personi”. Sipas te dhenave paraprake mësohet se Kuqi, pronar i kompanisë së naftës ‘Elda” është përfshirë në një ngjarje kriminale, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe më pas ka marrë peng pronarin e pike karburanti në qytetin e Përmetit. Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Ibrahimi, 60 vjeç. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në datën 3 tetor, pranë komisariatit nr.1 në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu