“Këto janë budallallëqe” flasin të akuzuarit nga SHISH për spiunazh

0
20
Gjigandi

Një raport vjetor i nxjerrë pak ditë më parë nga SHISH, brenda së cilit tregohej një rast zbulimi i një rrjeti spiunazhi të një zyrtari në administratë që i kishte shitur informacione një diplomati të huaj në këmbim të bursës së djalit, “turbulloi” institucionet dhe mediat në Shqipëri.

Dosja me emrat doli dhe SPAK-u nisi hetimet për 4 ish-zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekreteve hetimore. Ata janë Frederik Ymeri, Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Cunaj dhe Maksim Ferra.

Frederik Ymerin, që akuzohet nga SPAK si pjesë e rrjetit të spiunazhit. “E di që ka dalë emri im. Lajmet i kam parë dhe lexuar. Nuk dua që të prononcohem sa të bëj disa verifikime. Do të flas herë tjetër” tha ai. I pyetur nëse është marrë në pyetje nga SPAK-u, ai nuk pranoi që të jepte detaje.

Një tjetër emër që SPAK e ka futur në hetim është Maksim Ferra, drejtor i Qendrës së Studimit të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, “Stop Krimit”. Ai tha se nuk ka lidhje me këtë histori dhe Frederik Ymerin.

“Jam habitur. Sot më thanë dy veta që të ka dalë emri në lajme. Sot u vendosa në dijeni. Por këto janë budallallëqe. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë për atë që thuhet. Historia e Frederik Ymerit është tjetër, nuk ka lidhje me mua.

Unë kam një qendër, kam filiale dhe status ligjor por këta kanë bërë krimin që e kanë nxjerrë. Gjoja informacion shtetëror. Por nuk ka lidhje me mua” tha ai, për “5Pyetjet”

Në dosje thuhet se subjekti i dyshuar për spiunazh, Frederik Ymeri, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe se detyrën e fundit në këtë institucion e ka pasur në vitin 2003 si Drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qendror të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Maksim Ferra deri në vitin 2000 ka qenë pjesë e sektorit të vëzhgimit në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Personi tjetër Gjergji Koti, që sipas SPAK dhe SHISH, është i përfshirë në këtë veprimtari agjenturore, është një ish-oficer Policie që ka shërbyer pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Tiranës.

Më tej në dosjen e SHISH dhe drejtorisë së Antiterrorit tregohet se Maksim Ferra, Gjergji Koti, Bashkim Abazi dhe Luftar Çunaj, janë rrjeti informative i Frederik Ymerit.

Po sipas dosjes, Ymeri synonte sigurimin e informacionit të klasifikuar, që cenon veprimtarinë e institucioneve të rëndësishme shtetërore të sigurisë dhe jo vetëm.

Konkretisht, njëri prej ish-zyrtarëve të administratës doli në raportin vjetor të SHISH për vitin 2021, ku tregohej se si kishte dhënë informacione të klasifikuara një agjenti të një vendi jo mik me nofkën “Rezidenti” ndërsa zyrtari shqiptar me nofkën “Çelësi” u josh me një bursë për djalin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu