Tritol hotelit të Marinel Muratit/ Shoqërohen në komisariat 10 persona, sasia e eksplozivit…(Detaje)

0
20
Gjigandi

Një shpërthim tritoli në hotelin ‘Yacht’ me pronar, Marinel Murati ka tronditur qytetin e Sarandës dhe pushuesit.

Burime për median bëjnë me dije se janë marrë në pyetje rreth 10 persona, kryesisht dëshmitarë të çastit. Mësohet se autorët nuk kanë pasur qëllim shkatërrimin e hotelit, por paralajmërimin e pronarit ose prishjen e imazhit të tij pasi sasia e eksplozivi të vendosur ishte rreth 50 gram, ndërsa vendi ishte tek garazhi i tij, duke mos shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe pse zhurma e shpërthimit u dëgjua fuqishëm në gjithë qytetin.

Kujtojmë se po e njëjta ngjarje ka ndodhur edhe një vit më parë, madje janë zgjedhur orare kur në qytet ka lëvizje dhe mundësia për të përhapur panik është me e madhe.

Në atentatin e parë më 9 shkurtit 2021, ora e vendosjes ishte 19.10 ndërsa mesnatën e djeshme ka qenë rreth orë 22.33.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu