Nuk po gjente hapësira këtë sezon, sulmuesi i Shpresave bëhet me ekip te ri
Emir Sahiti do të jetë sërish pjesë e Ligës së Dytë kroate, por këtë herë i huazuar. Shibenik ka siguruar shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar.
Lojtari i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë është transferuar për një sezon te kjo skuadër, pasi nuk ka arritur që të gjejë mjaftueshëm hapësira në ekipin e parë të Hajduk Splitit.
Sahiti, i cili mund të luajë në të tria pozicionet e sulmit, si qendërsulmues apo si sulmues anësor në të dy krahët, numëron dy gola të shënuar në tetë ndeshje ku është aktivizuar me skuadrën Shpresa U-21.
Këtë sezon, ai ka gjetur fare pak hapësira edhe në ekipin e dytë të Hajduk Splitit, teksa është aktivizuar vetëm në dy ndeshje në kampionat.