Vedat Muriqi është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.
Reprezentuesi i Kosovës po vazhdon të shkëlqejë në ligën turke, derisa ka ndihmuar në fundjavën e kaluar Fenerbahcen që të marrë tri pikë të arta.
Muriqi ka arritur të kalonte në epërsi skuadrën e tij në fitoren 3-2 ndaj Yeni Malatyaspor, derisa ka bërë edhe një asistim.
Vedat Muriqi kalon në epërsi Fenerbahcen me një gol të bukur me kokë
Me atë gol e asistim të bërë, prizrenasi ka shkuar në kuotën e 15 golave dhe pesë asistimeve deri më tani në këtë edicion.
Për këtë paraqitje fantastike, Muriqi ka arritur të futet në formacionin e javës në Superligën e Turqisë, duke u vlerësua si lojtari i dytë më i mirë.
Sulmuesi shqiptar është vlerësua me notën 8.7, ndërsa vetëm Burak Yilmaz ka qenë më i mirë se ai.