“Nuk e dija që ishte prostitutë, doli të pinte kafe, por.”- Detaje nga dëshmia e bashkëshortit të…

0
“Nuk e dija që ishte prostitutë, doli të pinte kafe, por.”- Detaje nga dëshmia e bashkëshortit të…
Gjigandi

Shqiptarja Nevila Pjetrit, e cila u gjet e vrarë në argjinaturën e përroit Parmingola, jetonte prej 7 vitesh në Itali.

Në vitin 2021, ajo u martua me bashkatdhetarin e saj, Leonardo Marku i cili punonte si kopshtar dhe jetonin në Massa.

Sipas mediave italiane, 35-vjeçarja punonte si prostitutë dhe mbrëmjen e së dielës doli për të gjetur kilentë, por nuk u kthye më kurrë në banesë.

Ajo u gjet e dhunuar, e mbuluar me gjak dhe e qëlluar me plumb pas koke buzë një përroi.

Bashkëshorti i saj, Leonardo Marku mësohet se e ka marrë vesh lajmin mëngjesin e së dielës kur karabinierët i kanë trokitur në derën e banesës.

RonaTyra

Gjatë dëshmisë së tij për hetuesit, është shprehur se nuk e dinte që 35-vjeçarja punonte si prostitutë.

Sipas Markut, mbrëmjen e së shtunës ajo doli të pinte kafe me një shoqe, por nuk e dinte q

ë “bënte atë lloj jete”.

“Mbrëmjen e së shtunës doli me një shoqe, do pinin një kafe. Nuk e dija që bashkëshortja ime bëntë atë lloj jete. Di vetëm që s’do e shoh më kurrë atë. Ndonjëherë kthehej vonë, por nuk shqetësohesha”,

ishte rrëfimi i tij.

Sipas dëshmive të prostitutave të tjera, Nevila Pjetri u largua me një makinë të bardhë dhe nuk e panë më.

Një dëshmitar rrëfeu se panë një burrë duke tërhequr trupin e saj zvarrë pranë përroit.

Vrasja dyshohet se nuk ka ndodhur në vendin ku u braktis trupi i pajetë. Karabinierët e gjetën makinën e viktimës jo shumë larg vendit ku u zbulua kufoma. Pamjet nga kamerat e vëzhgimit në një pikë karburanti mund të jenë “çelësi” për të gjetur makinën e bardhë dhe shoferin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu