Drejtori i spitalit të Vushtrrisë, Mursel Pllana ka thënë se 16 pacientë për momentin janë duke u trajtuar në këtë spital, të prekur më virusin COVID-19.
Pllana theksoi se nga ta një është në gjendje më të rëndë, në intubim ndërsa shumica e të tjerëve janë me oksigjeno-terapi.
“11 pacient janë të shtrirë në repartin e Kirurgjisë me oksigjeno-terapi, një është në intubim në reaprtin e Intënsivës dhe 13 të tjerë janë në një repart tjetër”, ka thënë Pllana.
Ndryshe, me një vendim nga Shërbimi Spitalor Klinikë Universitarë të Kosovës (ShSKUK), Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ka pranuar të gjithë pacientët e prekur ose të dyshuar me virusin COVID-19 nga spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, ”Dr.Sami Haxhibeqiri”, ndërsa spitali rajonal të Mitrovicës, për pacientët me sëmundje tjera.