Werder Bremen, aty ku luan edhe kosovari Milot Rashica, ka njoftuar vetëm një ditë para se Bundesliga të rifillojë se një prej lojtarëve të tyre është në karantinë.
Sa i përket informatave të tjera, kuptohet që një i afërm i lojtarit anonim ka rezultuar pozitv, njofton klubi në Twitter.
Sidoqoftë, pjesa tjetër e skuadrës së Werder nuk do të karantinohet, ndërsa lojtari që atëherë ka dalë negativ.
Skuadra gjermane, e cila është e 17-ta në Bundesligë, rifillon sezonin e tyre të hënën kundër Bayer Leverkusen.