Besian Idrizaj ishte njëri nga talentet më premtues në Austri dhe si 18-vjeçar kishte nënshkruar me Liverpoolin.
Ai nuk pati shumë sukses te gjiganti anglez shkaku i lëndimeve të shpeshta që kishte pësuar.
Më pas Besiani kaloi në huazim në disa klube para se të nënshkruante me Swansean.
Idrizaj tragjikisht u nda nga jeta më 15 maj të vitit 2010 shkaku i një sulmi në zemër, që e kishte pësuar gjatë gjumit.
LIG Sport ka treguar karrierën e Besian Idrizajt, si dhe veprimet e mëdha që kishte bërë Swansea për ta nderuar figurën e yllit të Kosovës.