Të mërkurën fillojnë aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021. Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në ‘Facebook’, bën me dije për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj se aplikimet do të zgjasin deri më 5 nëntor.
Shqiptarët një një hark kohor prej katër javësh mund të aplikojnë që të jenë pjesë e lotarisë amerikane.
“🇦🇱️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.
Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet.