Ngjela: Rama eshte i paafte, duhet te jape doreheqjen – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kurrë mos mendoni se Rama ka qenë ndonjëherë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai ka pasur dhe ka shumë frikë nga 10 pikat e Merkelit, të cilat janë shpëtimi i Shqipërisë dhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër. Është krejt i paaftë, dhe kuptohet se është inspiruesi i politikës franceze për votën kundër çeljes së negociatave. Pse? Sepse ka bllokuar SPAK-un me lloj-lloj mënyrash. Nuk ka asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Shqipëria është vendi më i korruptuar i Europës. Pse shkoi Rama në Serbi dhe kërkoi shengen me Serbinë dhe me Rusinë kundër Kosovës? Këtë kërkon dhe Franca me Rusinë. Kjo në fakt është një politikë e vjetër antishqiptare brenda së cilës dyshoj se është edhe Rama. Që të tregojë se nuk ka bërë një lojë të tillë antikombëtare, Rama duhet të japë dorëheqjen. Zaevi, kryeministri i Maqedonise së Veriut, po pritet të japë dorëheqjen. Ai, sigurisht që është më dinjitoz se Rama…  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu