Ngjarjet që do ta shënojnë ditën sot.
Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)
Nënshkruhet memorandumi bashkëpunimi ndërmjet ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës dhe Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, me qëllim krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Ministria e Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00).