Ngjarja ne Kavaje, lihet ne qeli polici, deshmia e re e Marsides – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Gjykata i njoftoi masen e sigurise Bledar Toçit, shefit të sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit, i cili eshte lene në “arrest në burg” për vrasje me dashje. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, pasi mbeti i plagosur nga përplasja me armë me Dritan Haxhollin. Në spital, Bledar Toçi ruhet nga dy oficerë policie ndersa hetuesit kanë dyshime nëse Bledar Toçi e qëlloi për vetëmbrojtje 41-vjeçarin Dritan Haxholli. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas. Viktima Dritan Haxholli, i cili më parë ka pasur lidhje intime me 30-vjecaren Qatjan, shkoi në banesën e kësaj të fundit i armatosur me kallashnikov. Sipas burimeve nga grupi hetimor, mendohet që Haxholli kishte dyshime se Marsida kishte krijuar lidhje me Bledar Toçin dhe këtë të fundit do ta gjente në banesën e 31-vjeçares. Ai hyri në apartament nga dera kryesore dhe aty u përball me policin e burgjeve, Bledar Toçin, me të cilin kishte njohje të mëparshme. Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur me një plumb kallashnikovi Bledar Toçin, kurse ky i fundit reagoi duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit. Dy plumba i morën jetën Dritan Haxhollit, citon klan. Në vendngjarje grupi hetimor mblodhi 1 gëzhojë kallashnikovi dhe 17 gëzhoja të pistoletës së Toçit. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se reagoi për vetëmbrojtje. Marsida Qatja, e cila dyshohet se është shkaku për krimin e pasionit, ka deklaruar se Dritan Haxhollit iu bllokua kallashnikovi pasi në të kundërt ai do të vriste të gjithë. Reagimin e Bledar Toçit, të cilin thotë se e ka mik, e konsideron heroik dhe në media deklaroi se “ai duhet të ngrihet në detyrë”./klan

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu