Në 24 orët e fundit kanë rënë në prangat e policisë 3 shoferë në Lushnjë e Fier. Dy prej tyre janë kapur në gjendje të dehur në timon, ndërsa tjetri është arrestuar pasi ka përplasur në rrugë një të moshuar.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- H.Sh., 52 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kastriot”, Fier, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”.
- K.L., 31 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në qytetin e Divjakës duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”.
- F.T., 46 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në fshatin Frrakull e Madhe, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentaur shtetasen S. Ç., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet e kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.