Ministrja për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), Vlora Dumoshi, nesër do të presë në takim drejtuesit e federatave ekipore të Kosovës, si dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Qëllimi i takimit është diskutimi për masat e marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, sipas të cilëve, aktivitetet sportive ndodhen në fazën e tretë.
Drejtori i Sportit në MKRS, Ibër Alaj, ka konfirmuar për Olle takimin, në të cilin sipas tij do të marrin pjesë federatat e ranguara në Kategorinë A sipas kategorizimit të sportit, për shkak të masovitetit që kanë këto federata.
Prej ditësh Federata e Futbollit e Kosovës është duke kërkuar që kampionati i futbollit të fillojë në fund të muajit maj, ndërsa me përgatitje të fillohet prej 10 majit.