Nëse nuk mund të luajnë në Camp Nou

0
Gjigandi

Zëvendës presidenti i UEFA-s, Michele Uva, ka konfirmuar se institucioni më i rëndësishëmn i futbollit në Europë ka menduar dhe një zgjidhje alternative për sfidën ndërmjet Napolit dhe Barcelonës. Camp Nou do të presë ndeshjen e kthimit që do të luhet më 8 gusht, por nëse situata nuk është e mirë nga COVID-19 do të ketë një tjetër destinacion për sfidën.

“Napoli do të luajë në Barcelonë dhe diçka e tillë mund të ndryshojë nëse vendosen rregulla që e ndalojnë futbollin në Spanjë. Ne shpresojmë që diçka e tillë të mos ndodhë dhe ndeshja e kthimit të luhet në shtëpinë e katalanasve”, – thotë ai për Radio Punto Nuovo.

UEFA ka menduar dhe zgjedhje alternative dhe diçka të tillë e thotë vetë Uva.

“Nëse nuk mund të luajnë në Camp Nou, ka dhe zgjidhje alternative”, – thotë shkurtimisht Uva. Faza finale e Champions League do të luhet në Portugali. Lisbona do të presë çerekfinalet dhe do të ketë vetëm ndeshje teke.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu