Kreu i opozitës Lulzim Basha në një bashkëbisedim me mediat paraditen e sotme me median në lidhje me vendimin e Gjermanisë që ka miratuar 9 kushte që Shqipëria të hapë negociata me BE-në.
‘Në emër të PD dhe opozitës së bashkuar të garantojmë çdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë, BE, partnerët tanë strategjijë euroatlantikë se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat.
Për këtë duhet një lexim realist i situatës, çka mungoi dje. Për herë të katërt Edi Rama i hapi negociatat dhe jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit. Mediat kryesore, fatkeqësisht, iu bashkuan Edi ramës në dasmën pa nuse.
Por vetëm e vërteta na ndihmon të shkojmë përpara. E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza.
Për herë të parë kemi një mekanizëm me dy faza, ndërkohë që Maqedonisë kapitujt do ti përcaktohen që në konferencën e parë.
Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera’, është shprehur Basha gjatë fjalës së tij.