Në vitin 1990 u luajt ndeshja në stadiumin në “Koshevo” në mes skuadrës boshnjake, Sarajevës dhe asaj kroate Dinamo Zagrebit, por që kishte ndodhur incidenti, në kuadër të ligës së parë ish jugosllave!
Gazeta sportive kroate, “Sportske Novosti” kishte shkruar për këtë takim dhe këtë artikull e ruan legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, që atëkohë luante për Dinamon e Zagrebit!
“Në vend të Shalës, goditet referi Petroviq. Dënohet Kujtim Shala”, ka shkruar gazeta e asaj kohe.
Gazeta kroate e vitit 1990
Shala ishte në sy të keq për tifozët serbë por edhe tifozët e Sarajevës nuk e donin sepse ishte prej sulmuesve që vështirë ndalej. “A thua Pse?”, pyet Shala.