“Në Turqi rrezikohem”, Selami Simsek këmbëngul në kërkesën e tij, ankimon vendimin e Drejtorisë së Azilit

0
Gjigandi

Turku Selami Simsek po bën të gjithë përpjekjet për të ndalur cdo tentativë të mundshme të autoriteteve shqiptare për ta dëbuar drejt Turqisë, sikurse ndodhi me mikun e tij, Harun Celik.

Mbështetësi i lëvizjes “Gylen” ka ankimuar vendimin nëpërmjet të cilit i është refuzuar kërkesa për azil politik në vendin tonë, përderisa drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë argumenton se ai nuk përmbush kriteret si azilkërkues.

Nëpërmjet një dokumenti drejtuar Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët pranë Ministrisësë Brendshme, mësuesi turk kërkon pezullimin e vendimit, duke mos lejuar asnjë veprim për dëbim nga territori vendit tonë. Simsek thotë në kërkesë se vendimi për refuzimin e azilit nuk i është komuhnikuar në rrugë zyrtare dhe këtë e konsideron shkelje të rënda të të drejtave të tij, pasi argumenton se në këtë mënyrë po i mohohet e drejta për ta goditur në rrugë gjyqësore për sa kohë e konsideron të padrejtë.

Ai thotë se për vendimin ka marrë dijeni përmes mediave, edhe pse ligji e detyron drejtorinë e azilit dhe shtetësisë tja komunikojë brenda 5 ditëve nga data e nxjerrjes së tij.

RonaTyra

Simsek kundërshton edhe argumentat e përdorur në vendim, ku thuhet se “në pretendimet e ngritura nga azilkërkuesi nuk vërehet asnjë element persekutimi, apo cënimi serioz të bërë nga shteti turk ndaj tij apo familjes”. Shtetasi turk e kundërshton këtë fakt dhe akuzon autoritetet përggjegjëse shqiptare se nuk ka bërë asnjë hetim për të vërtetuar të dhënat e treguara në kërkesën për azil, ku Simsek thotë se ka dyshime të forta se jeta e tij është në rrezik, pasi xhaxhai është dënuar në Turqi si mbështetës i lëvizjes Gylen.

“Shteti shqiptar nuk ka hetuar nëse Selami Simsek është i kërkuar nga Turqia si pjesëtar i lëvizjes gyleniste, nëse ka ndonjë procedim të hapur ndaj tij për këtë fakt”.

Kjo nuk ka ndodhur, pasi autoriteti përgjegjës është mjaftuar me arstyetimin e vendimmarrjes së tij se “drejtoria e azilit dhe shtetësisë nuk ka dijeni dhe nuk disponon dokumenta zyrtare ku të evidentohet se këtij shtetasi i rrezikohet jeta. Pra, këtu del qartë fakti që vendimi për refuzimin e azilit është thjeshtë formal”, argumenton avokati Elton Hyseni.

Avokati këmbëngul se çdo veprim ndaj Simsek duhet të pezullohet përderisa procesi penal ndaj tij nuk ka përfunduar. Turku është dënuar nga Shkalla e parë për falsifikim dokumentash pasi tentoi të kalonte kufirin nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Rinas, me një vizë kanadeze të falsifikuar. Për momentin çështja ndodhet për shqyrtim në gjykatën e Apelit. Selami Simsek po mbahet prej 9 marsit në Qendra e Mbyllur në Karreç dhe këmbëngul para autoriteteve shqiptare të shfuqizohet vendimi që i refuzon azilit dhe të pranohet kërkesa e tij pasi jeta e tij është në rrezik nëse dëbohet drejt Tuerqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu