Udhëzuesi i masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, i përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rifillimin e Ipko Superligës, nuk po respektohet plotësisht.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet Komisioni shëndetësor i FFK-së, i cili është duke i monitoruar të gjitha ndeshjet të cilat po zhvillohen në Superligën e Kosovës në futboll.
“Zyrtarët e të gjitha klubeve të Ipko Superligës (pa përjashtim), që po qëndrojnë në tribuna gjatë ndeshjeve nuk po i respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19
Kurse lojtarët, stafi i trajnerëve dhe ekipet mjekësore kryesisht janë duke i respektuar masat mbrojtëse”, thuhet ndër tjera nënjoftimin e këtij komisioni/KP