Pasi rikthyen futbollin pas një pauze të gjatë për shkak të Koronavirusit, tashmë në La Liga po punojnë për të kthyer në stadium tifozët.
Kjo është konfirmuar nga vetë presidenti i Federatës spanjolle, Havier Tebas, i cili në një intervistë të dhënë së fundi është shprehur se po studiohet një mënyrë e re për rikthimin e tifozëe në stadium.
“Po punojmë mbi mundësinë e rihapjes së stadiumeve. Por duhet garantuar distancimi social dhe mbajtja e maskave. Po studiojmë një mënyrë të re për hyrjen e tifozëve në tribuna.
Çdo tifoz me anë të internetit duhet të njoftojë orën dhe minutën e saktë të hyrjes në stadium.”, u shpreh Tebas.
Kujtojmë se La Liga dhe La Liga2, janë rikthyer më 11 qershor dhe të gjitha verdiktet do të vendosen në fushën e lojës.