“Në Kosovë janë të infektuar rreth 200.000 njerëz me koronavirus”, mjeku lëshon deklaratën e fortë

0
Gjigandi

Infektologu Ilir Tolaj është shprehur se në Kosovë mund të jenë të infektuar me Covid-19 rreth 200 mijë qytetarë në total.

Ilir Tolaj tha në Info Magazine të Klan Kosovës:

“150 pacientë ku prej tyre janë 50 në oksigjeno terapi dhe katër ose pesë të ventiluar nuk është problem i madh për një shtet. As 2,000 pacientë nuk janë problem. Duhet ta dimë që në Kosovë janë ndoshta 200 mijë njerëz që e kanë kaluar COVID-19.”

Infektologu Tolaj tha gjithashtu se ka shumë pacientë asimptomatikë që e kanë kaluar koronavirusin ashtu si edhe të tillë që e kanë kaluar atë me një ose dy ditë temperaturë. Prandaj, sipas tij, edhe kjo shifër dallon shumë nga shifra zyrtare e personave të infektuar në Kosovë.

RonaTyra
Infektologu Ilir Tolaj

Tolaj shton:

“Duhet ta kuptojmë që problemi është shumë më i gjerë sesa që po tentohet të tregohet, sepse nuk po flasim për 2,000-3,000 raste me COVID-19 dhe as nuk po flasim për 100 ose 1000 raste aktive.”

Ndërsa u shpreh se Kosova nuk është në valën e dytë të virusit, ai tha:

“Para një muaji kam thënë që në Kosovë janë 100 mijë raste, derisa me rritjen e rasteve tani me siguri që kemi 200 mijë raste sipas një përllogaritje të thjeshtë ku në çdo rast të identifikuar janë së paku 40 të tjerë të paidentifikuar. Edhe masat duhet të jenë konform kësaj – ne duhet ta përgatisim popullin me faktin që virusi ekziston dhe është vrasës. Ata që janë më të rrezikuar duhet të mbrohen më shumë, veprimtaritë ekonomike duhet që mos ta shikojnë vetëm profitin e tyre, por edhe ta mbrojnë popullatën duke respektuar këto masa. Institucionet shëndetësore përgjegjësë duhet të jenë shumë më proaktive.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu