Këngëtarja Eni Koçi ditën e sotme feston ditëlindjen e 24-të.
Në këtë ditë speciale, artistja e njohur në rrjetet sociale ka pranuar urime të shumta përfshirë këtu edhe të fansave të saj.
Ajo kësaj radhe publikoi një fotografi me bikini në Instagram në të cilën shfaqet në formë të mrekullueshme.
“Shumë urime për mu”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë, e veshur në ngjyrë të verdhë teksa është duke shijuar disa ditë pushimi në Durrës me partnerin e saj, artistin Genc Prelvukaj.
Sidoqoftë, Eni përgjatë këtyre viteve solli projekte e hite të shumta dhe shquhet për vokalin e saj të veçantë.