Ndihmëstrajneri i Barcelonës që u injorua nga Messi: S’ka pasur kurrë golashënues si Ronaldo

0
Gjigandi

“Nuk ka pasur kurrë golashënues si Cristiano”, kishte shkruar ndihmëstrajneri i Barcelonës, Eder Sarabia, në vitin 2015 në llogarinë e tij në Twitter. Por, mes tensioneve të krijuara tani në Barcelonë, ky postim është bërë sërish viral.

Barcelona po e gjen veten në një pozitë të vështirë pas rinisjes së kampionatit në Spanjë. Përveç që e ka humbur pozitën e lideres së La Ligës ndaj Real Madridit, mediumet spanjolle raportojnë për përçarje mes lojtarëve dhe trajnerëve.

Pas ndeshjes kundës Celta Vigos u publikua një video ku shihej kapiteni Lionel Messi duke e injoruar ndihmëstrajnerin e Quique Setien, Eder Sarabian, i cili po tentonte t’i jepte udhëzime argjentinasit gjatë një pauze gjatë ndeshjes.

E menjëherë të nesërmen u raportua për një takim “të vështirë dhe të tensionuar” mes lojtarëve dhe trajnerëve, përkundër që Setien në konferencë për shtyp kishte tentuar t’i ulë këto spekulime duke thënë se dallimet në mendime janë normale, por s’e s’ka përçarje mes klubit.

Megjithatë, rasti kundër Celta Vigos nuk ka qenë hera e vetme që Sarabia është dukur se ka probleme me lojtarët e Barcelonës, pasi që më parë ishin publikuar edhe disa kritika të ashpra që ai i kishte bërë për lojtarët gjatë një përballjeje të këtij sezoni kundër Real Madridit.

RonaTyra

Tani, për shkak të këtyre tensioneve, është shpërndarë sërish në rrjete sociale një postim i Sarabias në Twitter në vitin 2015, kur Messi po garonte me Cristiano Ronaldon për t’u vlerësuar si më i miri në botë.

“Nuk ka pasur kurrë golashënues si Cristiano”, kishte shkruar Sarabia.

Ky postim është bërë viral në rrjete sociale sërish, ndërsa shumica e tifozëve i kanë dalë në përkrahje Messit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu