Ditën e sotme ka ndërruar jetë biznesmeni Ladi Pasmaciu, i cili ishte infektuar me Covid.
Pasmaciu, ishte i shtruar prej ditësh në spital në luftë me Covid, por nuk ia ka dalë dot.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga miqtë e tij, të cilët i kanë bërë dedikime prekëse në rrjete sociale, ku shprehen të befasuar nga lajmi i papritur për njeriun me zemër të madhe. Një prej tyre ka qenë gazetari Elio Laze, i cili ndër të tjera shkruan se Pasmaciu u infektua me Covid në QSUT, teksa kishte shkuar për të bërë analizat e të shoqes.
“Ashtu i gjindshëm dhe i papërtuar ti ike një dite tek spitali Francez në QSUT për të bërë analizat e zonjës tënde, aty ku more dhe Covidin”, shkruan Laze.
Biznesmeni që ka ndëruar jetë sot është pronar i Fabrikës “Tre Miqtë”, në të cilën prodhohen tre varietete të vajit të ullirit. Fabrika e tij është vizituar dhe nga aktorë politikë, një prej tyre është ministri Blendi Çuçi.