Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin 44 vjecar A. T., pasi ka ndërhyrë në lokalin e tij ku ka shkaktuar shembjen e pallatit 6- katësh e për pasojë humbën jetën dy qytetarë.
Njoftimi i Policisë Durrës:
Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.