Werner është lojtari me vëmendjen më të madhe ditëve të fundit.
Ylli i kombëtares së Gjermanisë dhe skuadrës së Leipzig raportohet të ketë arritur marrëveshje me ‘Blutë’ e Londrës.
Një gjë të tillë e ka hedhur poshtë drejtori sportiv i Leipzig, mirëpo zërat nuk ndalen. Lidhur me situatën ka komentuar edhe trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann.
Sipas trajnerit të Leipzig, Werner nuk po afektohet aspak nga spekulimet e ditëve të fundit nëpër medie.
“Jo, nuk e shqetëson atë. Ai ishte i përkushtuar. Ai gjithmonë punon njësoj. Vraponte shumë”, ka thënë Nagelsmann, i pyetur për afektin që lojtari ka pasur nga spekulimet.
“Ai ka 32 apo 33 gola në total këtë sezon. Sot, ai humbi disa shanse, por vendosi në golin e Patrick. Mendoj se do të dëshironte të shënonte në dy shanset e tij, por kjo nuk ka të bëjë asgjë me zërat që lidhen me Chelsea”, ishin fjalët e trajnerit të Leipzig.
Chelsea thuhet të ketë paguar 60 milionë euro për kartonin e gjermanit. Ai pritet të vë firmën në kontratën pesë vjeçare me londinezët.